Home ShowBiz “E kam futur në shtëpi para 10 viteve”, Stresi dhe Vivien sqarojnë të vërtetën e deklaratës befasuese
“E kam futur në shtëpi para 10 viteve”, Stresi dhe Vivien sqarojnë të vërtetën e deklaratës befasuese
0

“E kam futur në shtëpi para 10 viteve”, Stresi dhe Vivien sqarojnë të vërtetën e deklaratës befasuese

0
0

Në spektaklin e mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Kosova”, ka patur një përplasje mes reperit Stresi dhe modeles Vivien.

Kjo përplasje ka ardhur pas deklaratës së reperit, ku sipas tij Vivien e ka futur në shtëpi para 10 vjetëve.

Kjo frazë e ka shqetësuar disi modelen pasi mund të nënkuptohej sikur midis tyre mund të ketë pasur diçka.

Gjatë debatit Vivien ka pohuar se reperi ka qënë në shtëpinë e saj së bashku me një shoqe, ndërsa reperi e ka ndërprerë për të thënë që ka qënë edhe një djalë tjetër.

Më pas debati vijon me sqarime lidhur me situatën e ndodhur.

Vivi: Jo jo, ka qenë ajo goca ti edhe unë. Mos i dridh gjërat siç bën gjithmonë.

Stresi: Pak rëndësi ka se kush ka qenë. Se po flasim për jashtë, ti e ke thënë para 10 vjetëve e kam futur në shtëpi.

Vivi: Ti Artanit i paske thënë “pse e përmend që kam ardh te shpia jote kur je me tjetrin.” Po ti s’ke qenë me mua se unë kam aq fytyrë sa ta them që kam qenë me ty.

Stresi: S’ke qenë me mua, por unë ia kam thënë që më ke futur në shtëpi.

Vivi: Po s’ke pse përmend ti që kam thënë që të kam futur në shtëpi kur jam me Getin, sepse kështu nënkupton që kam qenë me ty dhe s’bën të flas.

 

Linku: https://youtu.be/fLi2bkPNxxA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CmHC5BroDXZ/?utm_source=ig_web_copy_link