
Artistja e njohur, Rozana Radi ka qënë e ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone”.
Gjatë bisedës përmes humorit që e karakterizon ajo ka zbuluar shumë të pathëna për jetën e saj private dhe jo vetëm.
Në një rubrikat e emisionit, artistes i është drejtuar një pyetje spec lidhur me partnerin e saj.
“A ia kontrollon telefonin partnerit”, ka qënë pyetja të cilës Rozana i është përgjigjur e sinqerë dhe plot humor.
“Gjithmonë, gjithmonë, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem.
Nuk kam gjetur asgjë në telefonin e tij, por një njeri që do të gjej gjen. Kapet me gjëra koti. Kjo është e gabuar, por është më e fortë se unë ndonjëherë.
Thjesht është ai instikti që kur e shikon aty e merr. Unë publikisht i them të kujdeset për kodin se unë prap do ta marr”, është shprehur Rozana.
Linku: https://youtu.be/9j0wn9Ctgb4
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cmm8VlCNbpc/?utm_source=ig_web_copy_link