Për të gjithë ata që nuk besuan tek dashuria e saj dhe PM, Sarah Berisha e ka një përgjigje
Sarah Berisha dhe Dj PM janë tashmë një nga çiftet më të dashur dhe inspirues të showbizit shqiptar.
Dashuria e tyre lindi teksa dyshja e njohur ishin pjesë e “Big Brother VIP” duke i rezistuar kështu muajve edhe pas përfundmit të eksperiencës në formatin e njohur.
Sarah dhe Pajtimi nuk ngurrojnë të ndajnë me ndjekësit momente që kalojnë së bashku.
Së fundmi blogerja ka realizuar një bisedë virtuale ku ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që nuk besuan në vërtetësinë e dashurisë së tyre.
“Ç’ke për t’ju thënë atyre që menduan që lidhja juaj nuk do të zgjas pas BBV?”, shkruan një nga ndjekësit.
“Nuk kam për t’i thënë asgjë. E kuptoj që secili ka mendimin e tij dhe është e drejta e tyre të besojnë çfarë të duan. Koha tregon gjithçka”, është shprehur Sarah.
Linku: https://www.instagram.com/stories/sarah.berisha/3016341427117923717/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarah.berisha/