Blendi Fevziu është një nga gazetarët më të suksesshëm për ekranet tona.
Në daljen e fundit tek Rudina Magjistari, Blendi ka ndarë dy nga momentet më të vështira të jetës.
Ai tregoi se në pak ditë humbi të ëmën dhe dajën që e kishte rritur.
‘Momenti më i vështirë ka qenë një moment, kur ime më ndërroi jetë në Boston në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U deshën 6-7 ditë që të vinte trupi i saj. Ne shkuam bëmë varrimin, të pasnesërmen duhet të nisesha për në Kosovë sepse kisha lënë një intervistë shumë të rëndësishme me Hashim Thaçin që në atë kohë u akuzua nga Dick Marty për këtë gjë që po gjykohet sot. Atë ditë kur po bëhesha gati të nisesha më thanë që daja i mamit, njeriu që më kishte rritur, që rrinte në shtëpi po me ne aty, kishte ndërruar jetë dhe ai. Ishte një dilemë e tmerrshme sepse ndërkohë u detyrova të mbaroj të gjitha gjërat, mora në telefon, thashë nëse mund të më vini një eskortë policie në pjesën e Kosovës se rruga jonë ishte bërë ndërkohë, mund të shkoje.
Ata më vunë në fakt një eskortë dhe unë kam arritur 4 minuta para emisionit, por imagjino se si mund të shkojë njeriu në emision kur një ditë para ka varrosur nënën, një ditë tjetër njeriun më të afërt, megjithatë ndonjëherë ti e kupton që raporti me detyrën është i tillë që ti nuk mund të shkosh. Në 25 vjet e gjysmë unë s’kam munguar asnjë ditë të vetme. Ti mund të kesh ditë që mund të jesh i mërzitur, ti mund të kesh shqetësimet e tua personale, ti mund të kesh shqetësime familjare, ti mund të kesh lodhje fizike, – tha Fevziu.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=lBHTKpQyB8Y
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/blendifevziu/