
0
0
Diola dhe Xhoni kanë qënë çift së bashku në provat e vendosura nga Vëllai I Madh.
Ata duket se po kalojnë mjaft kohë së bashku, ndërkohë që po afrohen shumë me njëri-tjetrin.
Ky afrimitet nuk u kalua pa u vënë re nga banorët e shtëpisë së famshme.
Ka qënë maestro dhe Olta ata që kanë nisur të dyshojnë lidhur me raportin e tyre.
“Xhoni më tha që ka eksperienca me mosha më të mëdha. Kam nja dy ditë që e kam vënë re”, është shprehur Armaldo.
“Ai është shumë djalë interesant, por nuk e dimë tani çfarë ndodh. Diola tha që kam një lidhje jashtë, por nuk jam e bindur nëse e ka”, ka vijuar Olta.
Linku: : https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=03Pa5h84fAw