
0
0
Luiz Ejlli është kthyer në një nga personazhet më të dashur të publikut.
Rrugëtimi i tij në formatin e njohur “Big Brother VIP”, e ka rikthyer në vëmendje pas një shkëputje të gjatë nga muzika.
Megjithatë brenda një kohe të shkurtër emri i tij është rikthyer në kryefjalën e mediave rozë.
Natën e sotme që në nisje të spektaklit vëmendja ka rënë sërish mbi të pas ndryshimit drastik të këngëtarit në pamje, pasi i ka lyer flokët e tij në ngjyrë të gjelbër.
“Në mesi tuaj shoh edhe një ‘grinch’”, ka thënë në fillim të spektaklit moderatorja Arbana Osmani, referuar dukjes së Luizit e cila ngjan tani me personazhin e famshëm të animuar, “The Grinch”.
Linku:Big Brother VIP
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/luiz.ejlli/