
Klea Huta në daljen e saj të fundit në Ftesë në 5 nuk iu ka shpëtuar ngacmimeve rreth mikeshës së saj Kiarës.
Këngëtarja është ndaluar në një moment tek loja e Biog Brother Vip.
Për mikeshën e saj ajo ka dy fjalë.
‘Kam dy fjalë kur të dalim. Nuk më tha kur u fut. Bravo për guximin. Ka disa periudha në jetë që zgjedhje të tilla janë të domosdoshme’, tregon artistja.
Me humor, ajo shprehet e mërzitur që Kiara nuk e ftoi në dasmë.
Më tha Elgiti s’të ftoi shoqja. Ishte shumë moment i bukur. Isha në punë në teatër vetëm kur vjen një kolege nga dera dhe më thonë u puthën.
Për dhëndërrin Klea ka vetëm një ankesë:
‘Kalon në ofendime dhe për këdo që përdor dhunë verbale, unë nuk jam dakord’.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Z
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kleahuta/