Habit babai i Rihanna-s, zbuloi se e bija ishte shtatzënë gjatë shfaqjes së në “Super Bowl”
Babai i Rihanna-s ishte po aq i befasuar sa pjesa tjetër e botës kur këngëtarja e njohur zbuloi shtatzëninë e saj gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl 2023 fundjavën e kaluar.
Ronald Fenty, i cili fluturoi nga Barbados për të ndjekur lojën në Glendale, Ariz., i tha TMZ se ai nuk e kishte idenë se vajza e tij po priste fëmijën e saj të dytë me A$AP Rocky.
“Oh Zoti im! Vogëlushja ime duket shtatzënë”, kujton ai duke i thënë partneres teksa ishte në tribunë në State Farm Stadium.
Ronald gjithashtu vuri në dukje se ai shpreson se vajza e tij do të mirëpresë një gocë këtë herë pasi lindi një djalë vitin e kaluar.
Siç është raportuar më parë, këngëtarja e njohur e lindur Robyn Rihanna Fenty, ka pasur një marrëdhënie të vështirë me të atin ndër vite.
Ronald u divorcua nga mamaja e Rihanna-s, Monica Braithwaite, mes problemeve të alkoolit dhe drogës kur këngëtarja ishte vetëm 14 vjeç.
Rihanna më vonë akuzoi babanë e saj se kishte keqpërdorur emrin e saj për të përfituar nga kompania e tij. Megjithatë, ajo përfundimisht hodhi poshtë padinë që ngriti kundër tij në shtator 2021.
Megjithatë mesa duket raporti i Rihanës me të atin është rregulluar.
Linku: https://pagesix.com/2023/02/19/rihannas-dad-found-out-she-was-pregnant-at-super-bowl/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Ckgm4_8vJ7V/?utm_source=ig_web_copy_link