Në spektaklin e natës së kaluar, Olta vendosi ballë për ballë në nominim Luizin, Bledin dhe Kiarën.
Menjëherë pas përfundimit të Prime ka nisur një debat mes Kiarës dhe Oltës.
Mesa duket Kiara është ndjerë e rrezikuar nga nominin dhe është shprehur se “duhet t’i binte drejtpëdrejt Luizit.”
Nga ana tjetër, Olta insistoi se vendimi i saj për nominimin është marrë në moment të fundit, pas deklaratave të Luizit për të.
Pjesë nga biseda
Olta: Unë do çoja Jonën, Bledin dhe Luizin në nominim. Nuk doja të të godisja ty. Unë mendoj që shancet për të dalë janë më të mëdha për atë tjetrin.
Kiara: Doje të godisje Luizin me mua, më re në qafë. Unë e prekur jam, normale që do jem. Nëse doje të hiqje Bledin, ti vije atë, Luizin dhe Maestron. Kurse kur vë Kiarën, e ke me Luizin personale.
Olta: Nëse do doja të të hiqja do të të vija me Maestron dhe Luizin, ose me vete. Ai tani Bledin e ka përballë gruas së vet, le ta nxjerri, meqë donte të ma vinte mua kundër.
Kiara: Bledi është ngacmues, intrigant dhe shancet janë më të larta që të dali një njeri që është më pak ashtu. Për mua nuk ke bërë mirë. Amosin nuk ta hoqi Luizi ty. Nëse ke këllqe merru me burrin tim. U more me një person që nuk të ka bërë asnjë gjë. Është shumë fallco, se robi kur ka ndërmend të të nominojë ruan një llojë qëndrimi. Ajo po ma bënte shumë qejfin. Ishte e pritshme.
Linku: https://vm.tiktok.com/ZMYko2ShT/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kiaratito/