Home ShowBiz ‘Po më merret fryma’, loja e produksionit fut në sherr keq Kiarën dhe Luizin
‘Po më merret fryma’, loja e produksionit fut në sherr keq Kiarën dhe Luizin
0

‘Po më merret fryma’, loja e produksionit fut në sherr keq Kiarën dhe Luizin

0
0

Një lojë nga “Big Brother VIP” ka sjellë sërish tensione mes Luizit dhe Kiarës. Emirionës i ishte dhënë një mision i fshehtë. Ajo duhet të bënte vajzat që mos tu flisnin djemve dhe në këmbim do merrte një surprizë në mbrëmje. Nëse humbiste bëhej e nominueshme.

Duke kërkuar ndihmën e vajzave ajo u tha se do merrnin një avantazh në lojë. Situata nuk mund të kalonte lehtësisht nga Luizi, i cili ka treguar se bën çdo gjë për të fituar.

Në një moment ai ka bllokuar Kiarën te lavamanët dhe nuk e linte të dilte. Dhe pse fillimisht e mori me të qeshur, Kiara më pas u ndje keq dhe shpërtheu në të qara duke thënë se ndihet keq. Gjithsesi, Luizi vijoi mos të largohej.

Pasi loja u prish, Kiara shpërtheu në lot dhe debatoi me Luizin duke i thënë ty zor të të vijë dhe mu hiq nga këtu.

Linku: https://www.instagram.com/p/CpK5BTpIKXi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/luiz._.kiara/tagged/

tags: