
Ermiona gjatë qëndrimit në Big Brother dhe jo vetëm ka qenë një nga suportueset më të mëdha të Luizit.
Ajo e mmbështeti Luizin në lojë pa kushte. Eleminimi i saj i papritur u komentua në studio. Një detaj që befasoi ishte kometi i Luizit për këtë dalje.
‘Zarfi ishte i qartë. Jona ishte e ngarkuar, nga debati me Zhakun. Nga ajo ngarkesë kishte ato reagim. Unë i thoja vetëm fli. Një njeri që reagon ashtu, kur nuk e ngacmon dot as për lojë. Nuk kishim pse ta mbanim në shtëpi një banor me atë sjellje. Na krijonte një atmosferë të sikletshme. Ne e kemi diskutuar në heshtje kush e nxorri Evën dhe Jonën. Unë nuk dua të mbahem mend si një banor që nxjerr jashtë. Por, në rastin e tyre ato nxorrën veten jashtë,’u shpreh Luizi.
Luizi gjithmonë lojën e ka të ndarë nga shoqëria. Në kuadër të lojës ai e ka parë eleminimin e saj kështu por kjo nuk do të thotë se dyshja nuk do të jenë më miq mes tyre.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermionalekbello/