Modelja dhe aktorja britanike, Cara Delevingne më në fund ka folur lidhur fotot e bujshme pas 4 muajve, në të cilat dukej që sjellja e saj nuk ishte aspak normale.
Ylli i Suicide Squad, ka pranuar për Vogule nuk ka qënë mirë vitin e kaluar dhe tha se në ato foto paparacësh ku ajo dukej e çrregullt, pa këpucë në aeroportin Van Nuys në Los Angeles në shtator, ajo ishte nën efektin e substancave.
“Mënyra se si jetoja nuk ishte e qëndrueshme,” tha Delevingne për gazetën.
“Vendosa të shkoja të festoja sa më shumë që të mundesha sepse ky ishte fundi”, tha ajo, duke i thënë vetes se në moshën 30-vjeçare, “E vendosa … do të çmendem, në një mënyrë argëtuese.”
“E vendosa veten në rrezik në ato momente, sepse nuk më intereson jeta ime. Do të ngjitesha në çdo gjë dhe do të hidhesha nga të gjitha gjërat,” tha ajo, duke vënë në dukje se ishte e mbuluar me mavijosje. “Ndihesha e tensionuar.
“Nuk kisha fjetur. Nuk isha mirë,” pranoi ajo. “Është zemërthyese sepse mendova se po argëtohesha, por në një moment ishte sikur, OK, nuk dukem mirë.”
Ajo tha, “Gjithçka që dija është se nëse do të vazhdoja të ecja në rrugën që isha, ose do të përfundoja e vdekur ose do të bëja diçka vërtet, vërtet budallaqe. Kjo ishte e frikshme”, përfundoi modelja.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cj-JLbdun5K/?utm_source=ig_web_copy_link