
Shawn Mendes dhe Sabrina Carpenter po i shtojnë më shumë thashethemet se ata mund të jenë çift!
Dy këngëtaret u panë duke festuar së bashku publikimin e albumit të Miley Cyrus në Beverly Hills, Kaliforni.
Fotografët kapën Shawn duke pritur në hyrje të ndërtesës derisa më pas ata hipën në të njëjtën makinë së bashku.
Mirëpo dyshja e njohur Sabrina dhe Shawn kanë qenë subjekt i thashethemeve për lidhje pasi DeuxMoi postoi një pamje në mes të shkurtit dhe më pas ata u fotografuan së bashku vetëm disa ditë më vonë.
Në të njëjtën kohë, Shawn gjithashtu është përfolur se po takohej me një mjeke 51-vjeçare pasi ai u pa pa këmishë teksa po bënte një shëtitje me të muajin e kaluar.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cia5EmavCEa/?utm_source=ig_web_copy_link