
0
0
Luizit i ka ndodhur e papritura në rrjete sociale.
Llogaria e tij e Instagramit që menaxhohej nga Jurgena tashmë është dorëzuar tek motra e këngëtarit Ina.
Faqja mban emri Ina Ejlli, që është dhe motra e Luizit, po ashtu dhe një foto e tyre bashkë në profil.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale familjarët kanë sqaruar çfarë po ndodh me Instagramin e tij.
‘Fansa të dashur. Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij instagrami, do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri familja e Luizit’.
Faqja e tij numëronte 637 mijë ndjekës dhe së fundmi ka pësuar një rënje.
Linku: https://www.instagram.com/ina.ejlli/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ina.ejlli/