Home ShowBiz Rrëfim i ndjerë, Valbona Mema flet për herë të parë pas humbjes së të motrës
Rrëfim i ndjerë, Valbona Mema flet për herë të parë pas humbjes së të motrës
0

Rrëfim i ndjerë, Valbona Mema flet për herë të parë pas humbjes së të motrës

0
0

Valbona Mema është padyshim një nga zërat më të dashur të estradës.

Ajo u bë akoma më e afërt dhe më e dashur për publikun me hyrjen e saj në “Big Brother VIP”.

Eksperienca e saj në shtëpinë e famshme u ndërpre për shkak se gjendja shëndetësore e motrës së artistes u rëndua.

Për këtë këtë arsye Valbona mori vendimin e prerë për t’u larguar nga formati në mënyrë që t’i qëndronte pranë dhe të kujdesur për motrën e saj.

Mirëpo vetëm pak ditë më pas, këngëtarja ndau me publikun lajmin e trishtë se motra e saj kishte ndërruar jetë.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Pardon my french” në “Top Albania Radio” ku ka folur për herë të parë për humbjen e të motrës.

“Tani mendoj që po forcohem. Unë mendoj që jeta më ka vënë në shumë prova dhe unë kam arritur të mbijetoj dhe t’i bëj ballë. Duket si ëndërr sepse je mësuar gjithmonë që të komunikosh dhe të bisedosh, sidomos ato bisedat e mëngjesit kur bëhen me motrat, më mungojnë shumë. Ishte i pandashëm ai komunikimi përveç atij muaji që ndodhesha në BBV.

Ka qenë motra e madhe për mua ka qenë si nënë sepse i ka rënë edhe pesha që të na rriste. Përgjegjësia ishte akoma dhe më e madhe e imja për t’u kujdesur. Nuk është se ishte shumë e pritshme kaq e shpejtë, nuk e kuptoj si agravoi sëmundja aq shpejt dhe përshpejtoi edhe ikjen e saj

Ajo donte gjithmonë që unë t’i ndiqja ëndrrat e mija. Në momentin që mu komunikua që gjendja e saj po vështirësohej, unë mora automatikisht një vendim të menjëhershëm dhe duhej se s’bën të isha afër saj. Unë e kisha nënë, baba, shok e kisha gjithçka”, është shprehur artistja.

Linku: Pardon My French

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cn-dO-tI4mv/?utm_source=ig_web_copy_link