
Kendall Jenner dhe Bad Bunny thuhet se u panë “duke u puthur hapur” gjatë një darke të fundit të tyre në Los Angeles.
Një burim tha për Us Weekly se ylli i “Kardashians”, 27 vjeç dhe muzikanti, 29 vjeç, u shfaqën në Sushi Fumi të mërkurën. Burimi i tha gazetës se ata dukeshin tepër të dashuruar, ndërsa shijonin vaktet e tyre.
Takimi i çiftit për sushi vjen tre ditë pasi ata u panë duke u përpjekur të fshiheshin ndërsa po largoheshin nga Bird Streets Club në West Hollywood, Kaliforni, në një makinë së bashku herët në mëngjesin e së dielës së kaluar.
Jenner u pa duke u përpjekur të mbrohej nga paparacët duke mbuluar fytyrën me duar, ndërsa i dashuri i saj i përfolur dukej anash me një dorë mbi fytyrën e tij.
Linku: https://pagesix.com/2023/03/30/kendall-jenner-bad-bunny-spotted-kissing-on-date-night-report/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpyDpKMP0AQ/