Home ShowBiz Shihemi në BBV3, ish konkurrenti befason me deklaratën
Shihemi në BBV3, ish konkurrenti befason me deklaratën
0

Shihemi në BBV3, ish konkurrenti befason me deklaratën

0
0

Ronaldo Sharka është një nga prsonazhet që iu dha mundësia të futej dy herë në Big Brother Vip.

Në deklaratën e tij të fundit moderatori ka befauar ndjekësit duke iu thënë shihemi në BBV3.

‘Miq! Kanë kaluar me shumë se 2 ditë nga dalja ime e dytë nga BBVIP. Herën e parë kuptova që donit që të qëndroja ende në shtëpi, për pozitivitetin, por të jesh pozitiv aty brenda nuk mjafton. Këtë herë, kuptova dhe po kuptoj që paskam qenë kryefjala e javës së fundit të BBVIP. Dhe me besoni, ishte vetëm start-i i një loje që do trazonte komplet ujërat e BBVIP. Preferova të luaj ketë herë, por sërish pa agresivitet por çdo debat në fund ka nota humori, sepse cfare ndodh ne Big mbetet ne Big, ose varet. Gjithsesi, edhe pse vetëm 10 ditë qëndrim ketë herë, jam i lumtur që kam qenë pranë jush nëpërmjet ekranit apo celuarit. Gjithsesi, mund të humbasësh lojën por me më shumë rëndësi është të mos humbasësh fytyrën e dinjitetin, ndaj për këtë jam shumë krenar për veten time.

U futa në atë shtëpi me shpirt të plagosur, për çfarë më kishte ndodhur se fundmi dhe vendosa të jem i fortë të vazhdoja loën për pjesën tjetër të familjes time, sepse tani kanë nevojë për mua me shumë se kurrë, dhe nuk preferova kurrë të viktimizohesha që të më mbanit sa më gjatë me votat tuaja në shtepi, por vendosa të luaj. Gjithsesi, edhe pse kisha me pak vota dhe u eleminova, une e them sërish: Jam krenar për Big Brother-in tim! Ju falenderoj pafundësisht nga shpirti, ju të gjithë jeni bërë pjese e jetës time tashmë me qindra e mijëra mesazhe apo çdo ndalesë në çdo cep të shqipërisë që më bëni sa herë shihni. Na e bëni hallall nëse ju kemi mërzitur në ndonjë moment, por unë nuk mundem t’i vendos vetes një maskë, edhe pse ndonjeherë, të përdoresh maske perkthehet në sukses por jeta është e gjatë. Ronaldo do ju dhurojë të tjera gjëra të bukura. Ju dua. Shihemi ne BBVIP 3.’

Linku: https://www.instagram.com/reel/Cq_BMOEO4lf/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e20b1d5a-6762-44a1-8acb-529e27775c1e

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/