
Aktori i njohur, Elvis Pupa që në hyrjen e tij “Big Brother VIP” u duk se ishte një mbështetës i çiftit Luiz-Kiara.
Mbrëmja e djeshme ka qënë tepër emocionuese për dyshen e njohur, pasi këngëtari kishte organizuar një propozim Kiarës për martesë.
Luizi u kujdes ti tregojë Kiarës se unaza e saj është me diamente.
Mirëpo ka qënë Vis Pupa ai që ia ka treguar më mirë atë publikut.
Pas daljes së Kiarës nga formati i njohur, ai ka realizuar disa foto me të, përmes së cilave ka treguar edhe unazën e propozimit.
“Sezonin dasmave e deklaroj të hapur. Iku prenotimi i parë për Shkodër. Çiftet e kësaj vere, prenotoni në inboks, Jashaaaaaa”, shkruan plot humor aktori krahas fotove me Kiarën.
Linku: https://www.instagram.com/p/CrX8kHaAHDe/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrX8kHaAHDe/?utm_source=ig_web_copy_link