
Shakira dhe fëmijët e saj janë zhvendosur përfundimisht në Miami.
Gerard Pique është parë duke udhëtuar drejt Miamit për të parë fëmijët e tij.
Ish-futbollisti dhe ish-i i Shakirës do të kalojë disa ditë me fëmijët.
Pique u pa duke mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Miami nga Spanja dhe ai do të qëndrojë në qytetin me diell të Floridës për disa ditë.
Sipas marrëveshjes së kujdestarisë me ish-partneren e tij, këngëtaren kolumbiane Shakira, Pique ka të drejtë të kalojë 10 ditë në muaj me Milanin dhe Sashën.
Kujtojmë se pak kohë më parë këngëtarja u zhvendos në Miami së bashku me fëmijët për një jetë të re në një rezidence luksoze.
Linku:https://www.hola.com/us/celebrities/20230427345101/gerard-pique-visits-his-children-miami/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/3gerardpique/