Home ShowBiz Pa ironi dhe kunja, Rudina thyen heshtje pas deklaratës së fortë të ish-bashkëshortit
Pa ironi dhe kunja, Rudina thyen heshtje pas deklaratës së fortë të ish-bashkëshortit
0

Pa ironi dhe kunja, Rudina thyen heshtje pas deklaratës së fortë të ish-bashkëshortit

0
0

Rudina Dembacaj është një nga aktoret më të pëlqyera dhe të komentuara nga publiku.

Ajo është shumë aktive në ekran, por edhe në rrjetet e saj sociale ku nuk heziton të ndajë me ndjekësit momente nga jeta private, por dhe profesionale.

Së fundmi aktorja ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku nuk kanë munguar pyetje lidhur me deklaratën e ish-partnerit të saj për vajzën e tyre.

Pak kohë më parë ish-bashkëshorti i Rudinës, ka bërë një deklaratë ku ka lënë të nënkuptohet se ka gati një vit pa takuar të bijën.

Rudina ka reaguar përmes një videoje ku është betuar se nuk e ka ndaluar kurrë fëmijën e saj të takojë të atit.

“Nga ana ime nuk është penguar dhe nuk do pengohet kurrë fëmija im që të takojë prindin e vetë. Nuk do ta bëj kurrë dhe nuk e kam bërë kurrë për këtë betohem”, është shprehur Rudina

Linku: https://www.instagram.com/stories/rudinadembacaj/3090831632163398933/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrYuCBXIYws/?utm_source=ig_web_copy_link