Dashi
Mos i mbani gjërat brenda, të gjitha problemet mund t’ia besoni partnerit dhe Hëna e favorshme do t’ju bëjë të ndjeni emocione shumë të sinqerta. Nëse ju duhet të blini ose shisni diçka, do të jeni më pak të frikësuar se në të kaluarën. Për sa u përket çështjeve ligjore në punë, ato tashmë mund të zgjidhen përfundimisht. Mirë për shëndetin tuaj sepse jeni shumë më të fortë.
Demi
Beqarët do arrijnë të krijojnë njohje të reja, ndaj lini mënjanë pesimizmin dhe mos u izoloni në shtëpi. Çiftet që janë bashkë prej kohësh mund të mendojnë edhe për një martesë, edhe nëse sot mund të ketë diskutime për shkak të parave. Së shpejti do të ketë disa lajme të rëndësishme në punë.
Binjakët
Sot më në fund do të mund të shihni gjysmën tuaj më të mirë, distanca fizike dhe psikologjike kalon. Mund të ndiheni të braktisur, mos i jepni shumë peshë kësaj ndjenje të keqe. Në punë kujdesuni për të gjitha letrat dhe tregohuni gjithmonë të kujdesshëm kur pranoni çeqe.
Gaforrja
Sot do të duhet të respektoni një takim. Afërdita do të jetë shumë shpejt në shenjën tuaj, ndaj shmangni dilema të panevojshme. Filloni të ndiheni të lodhur në punë, por më në fund diçka po lëviz. Për sa i përket shëndetit, kushtojini vëmendje ndryshimeve të papritura të temperaturës.
Luani
Nëse keni nevojë të sqaroni diçka me dikë, bëjeni sot dhe mos i shtyni gjërat për nesër. Emocionet do të vijnë në fund të muajit, besojini dhe dëgjoni. Jeni shumë të zënë për shkak të punës, por po arrini rezultate të shkëlqyera, ndaj mundohuni të përshtateni sa më shumë.
Virgjëresha
Nëse keni nevojë të sqaroni diçka në marrëdhënien tuaj ose dëshironi të afroheni me dikë që ju pëlqen, merrni pak kohë. Nuk do të jeni shumë të fokusuar sonte. Jeni shumë të ndjeshëm ndaj ndryshimeve që po ndodhin në punë, mundohuni t’i përfitoni prej tyre. Ndiheni shumë të lodhur, ndaj mos bëni shumë angazhime.
Peshorja
Një ditë e favorshme është përpara për të përballuar të gjitha problemet e dashurisë. Nga ana tjetër me fat janë ata që duan të përjetojnë histori dashurie pa shumë probleme. Tani për tani keni më shumë forcë dhe një dëshirë të madhe për t’u argëtuar. Në vendin e punës bëni të gjitha gjërat që duhet të bëni sot sepse nesër do të jeni shumë dembelë.
Akrepi
Ata që pëlqejnë të bëjnë takime të herëpashershme nuk do kenë asnjë problem, çiftet që kanë kohë që janë bashkë, herë pas here ndjejnë nevojën për t’u larguar. Jeni shumë të mërzitur sepse nuk keni arritur të zgjidhni problemet në punë dhe duhet të bëni një zgjedhje në një kohë shumë të shkurtër.
Shigjetari
Edhe ndarjet mund të rezultojnë pozitive dhe do t’i përballoni si një çlirim të vërtetë. Zemra juaj më në fund është e qetë dhe më e disponueshme. Në vendin e punës do të ishte më mirë nëse do të fillonit të kërkoni diçka të re ose mund ta shfrytëzonit në maksimum këtë periudhë gjysmë lirie për të mos menduar shumë për angazhimet tuaja.
Bricjapi
Kjo është një kohë emocionale për ju, por gjithmonë ka ndonjë mosmarrëveshje të hapur me dikë të shenjës së Gaforres. Do të ketë shumë transformime, ndiheni të lodhur, por jeni edhe shumë të kënaqur me veten, sepse përpjekjet tuaja kanë dhënë rezultat. Kohët e fundit keni pasur disa goditje në punë, por gjërat po qetësohen.
Ujori
Hëna nuk është në anën tuaj, ndaj më mirë ta shtyni takimin për nesër, veçanërisht nëse ndjeni tension në ajër. Mërkuri dhe Dielli janë në disonancë dhe do ju sjellin disa shqetësime që lidhen me shtëpinë. Do të jetë një ditë paksa Dembele.
Peshqit
Një lajm i mirë vjen sepse nga data 7 maj Venusi do të nisë një tranzit të këndshëm që do t’ju lejojë të rikuperoni marrëdhënien tuaj. Çdo gjë e lindur në maj do jetë e favorshme. Në vendin e punës, dilni përpara dhe kërkoni gjithçka që dëshironi.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-weekend-le-previsioni-di-oggi-sabato-29-aprile-2023/
Burimi i fotos: freepik.com