Amber Turner ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen e saj nga Dan Edgar pas një romance gjashtëvjeçare, teksa publikoi një deklaratë në Instagram.
“Nuk do të postoja asgjë, por për shkak të spekulimeve dhe pyetjeve, ndihem sikur më duhej.
Po, unë dhe Dani jemi ndarë. Unë sinqerisht i uroj atij më të mirën për të ardhmen. Ju lutemi respektoni privatësinë tonë në këtë moment. Faleminderit.”
Sinjalet e para të ndarjes ishin evidentuar në rrjete sociale pasi dyshja nuk ndiqeshin dhe kishin hequr postimet.
Dan dhe Amber u ndanë gjithashtu në 2018 dhe 2019, por rindezën shkëndijën të dyja herët.
Mbetet për tu parë nëse do të ketë një rikthim të tretë mes tyre.
Linku: https://www.ok.co.uk/celebrity-news/breaking-amber-turner-dan-split-29872456
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/danedgar_amberturner/