
Amos Zaharia dhe Dea Mishel gjatë qëndrimit në Big Brother Vip janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Spektakli mbaroi dhe të gjithë janë kurioz çfarë do të ndodhë me ta jashtë shtëpisë.
Në një prononcim për Revistën Class Amosi u shpreh:
‘U takuam patjetër, por nuk është se patëm mundësi të flisnim shumë. Ajo sapo ka dalë dhe unë e di si është kur sapo del nga aty. Do pak kohë për ta marrë veten’– tha ai.
Raporti i aktorit dhe Luizit brenda shtëpisë vip nuk ka qenë shumë i mirë.
Por si ishte takimi i tyre jashtë?
Për sa i përket raportit me Luizin, Amosi tha se nuk ka asnjë mëri jashtë sepse tek e fundja ata nuk i kanë bërë asgjë njëri-tjetrit.
Ne jemi takuar, Luizi më tha mos u mërzit unë i urova fitoren u përqafuam dhe kaq, tha Amosi.
Linku: revistaclass
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/amosmujizaharia/