
0
0
Joni, Mario, Meridiani janë prezantuar si miqtë më të afërt të këngëtarit.
Madje Joni dhe Mario u futën brenda shtëpisë vip për ta surprizuar.
Çunat kanë qenë të ftuar në emisione të ndryshme ku e kanë mbështetur këngëtarin në çdo lëvizje të lojës së tij.
Nga ana tjetër Meridiani ka bërë fushatë gjatë gjithë kohës për Luizin në çdo dalje.
Luizi me daljen e tij dhe rikthimin në Instagram ka bërë veprimin e papritur ndaj tre miqve të tij.
Ai i ka hequr nga ndjekësit në llogarinë e tij të Instagramit që u hap nga Kiara.
Ende nuk dihet cila ka qenë arsyeja që e çoi në këtë vendim këngëtarin.
Nga ana e miqve të tij deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim.
Linku:https://www.instagram.com/itsluizejlli/
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/itsluizejlli/