Home ShowBiz Aurela Gaçe flet për performancën dhe renditjen e Shqipërisë në Eurovision
Aurela Gaçe flet për performancën dhe renditjen e Shqipërisë në Eurovision
0

Aurela Gaçe flet për performancën dhe renditjen e Shqipërisë në Eurovision

0
0

Aurela Gaçe ka reaguar së fundmi lidhur me performancën dhe renditjen e Shqipërisë në Eurovision.

Përmes rrjetit të saj social në Facebook, Aurela u shpreh krenare për përkushtimin dhe emocionin që dhanë Albina dhe Familja Kelmendi në skenë.

“Mbrëmë, isha duke performuar e nuk arrita të të shoh në skenë.

Afër mëngjesit, dikush më dergoi këtë në mesazh, foto mga faqja e Eurovizionit dhe shikueshmëria tregon shumë.

Unë jam krenare për përkushtimin tënd të madh, emocionin që dhatë në skenë, ti ,familja Kelmendi e autorët.

Shumë gjëra si kemi në dorë por paraqitjen dinjitoze po, edhe atë e bëtë më së miri. Jeta vazhdon.

Karriera jote kam bindjen e plotë se do të jetë e madhe, e bukur dhe plot sukses, pasi ti e do muzikën me zemër, e ke në vena e kjo të ka sjellë e do të të sjellë shumë dashuri nga publiku, e kjo dashuri është fitorja më e madhe”, u shpreh artistja.

Linku: https://www.facebook.com/Aurela.Gace.Official

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cn9lEZXqhT1/