Home ShowBiz “Bëm baba të ngjajë”, e bija e Paul Walker shfaqet si aktore në filmin e ri aksion
“Bëm baba të ngjajë”, e bija e Paul Walker shfaqet si aktore në filmin e ri aksion
0

“Bëm baba të ngjajë”, e bija e Paul Walker shfaqet si aktore në filmin e ri aksion

0
0

Ndarja nga jeta e Paul Walker la pas shumë trishtim. Ylli i filmave të njohur me Vin Diesel, vdiq në një aksident rrugor 10 vjet më parë. Pavarësisht kësaj, miku i tij i mirë, Diesel dhe producentët e kujtojnë atë shumë shpesh, madje edhe në role.

Në filmin e ri të ‘Fast’ do të luajë edhe vajza e aktorit, Meadow Rain Walker. Përmes profilit të saj në Instagram, 24-vjeçarja ka zbuluar se do të luajë rolin e një stjuardese.

Walker shkroi: ‘Jam rritur duke parë babanë tim, Vin-in dhe aktorët e tjerë përmes monitorëve.

Falë babait tim kam lindur në familjen Fast. Nuk mund ta besoj tani që do të jem edhe unë aty, me të gjithë ata që më kanë parë të rritem, falenderoj edhe regjisorin Louis Leterrier për mirësinë, durimin dhe mbështetjen e tij.

Jam shumë e bekuar që mund të nderoj trashëgiminë e babait tim”.Filmi pritet të dalë më 19 maj 2023.

Linku: https://movieweb.com/meadow-walker-fast-x/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CsORvfXAoUa/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==