
Deklarata e fundit e Zhaklinë Lekatarit ka trazuar jo pak opinionin publik.
Opinonistja e “Big Brother VIP” ka bërë një udhëtim në Serbi ku është shprehur në rrjetet e saj sociale se ndihet më e sigurt atje sesa në Shqipëri.
Kjo deklaratës ka ndezur diskutimet dhe komentet në rrjet, ku disa figura të njohura të ekranit kanë shprehur opinionin e tyre.
Ndër të tjerë ka reaguar moderatorja e njohur, Fjoralba Ponari e cila këtë deklaratë e cilëson si anti-shqiptare.
“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore.
Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera”, shkruan ajo.
Linku: https://twitter.com/FjoralbaPonari/status/1658090650158374912?s=20
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cm9ZzW5oL-Q/