Home ShowBiz Epoka e The Weeknd mbyllet, aktori ndryshon përfundimisht emrin e artit
Epoka e The Weeknd mbyllet, aktori ndryshon përfundimisht emrin e artit
0

Epoka e The Weeknd mbyllet, aktori ndryshon përfundimisht emrin e artit

0
0

The Weeknd prej kohësh kishte paralajmëruar ndryshimin e emrit artistik.

Në një intervistë të fundit, Abel Tesfaye zbuloi se po bëhej gati të përfundonte kapitullin e tij si The Weeknd.

The Weeknd duket se po përgatitet për të ecur përpara. Muzikanti dhe tashmë aktori ka ndryshuar emrin në rrjetet sociale në Abel Tesfaye, emri me të cilin ka lindur.

Tesfaye nuk ka treguar pse ka bërë ndryshimin, por ai ka folur për shtypin për serialin e tij të ardhshëm, “The Idol”.

‘Po shkoj në një vend dhe një kohë ku po përgatitem për të mbyllur kapitullin Weeknd. Unë ende do të bëj muzikë ndoshta si Abel, ndoshta si The Weeknd. Por unë ende dua ta vras The Weeknd. Dhe do ta bëj. Përfundimisht. Patjetër që po përpiqem ta heq atë lëkurë dhe të rilind.’

Edhe pse është duke punuar për një album, ai zbuloi se mund të jetë i fundit i tij si The Weeknd. “Kjo është diçka që duhet të bëj,” tha ai. “Si The Weeknd, kam thënë gjithçka që mund të them.”

Linku: https://www.hola.com/us/celebrities/20230515345742/the-weeknd-changes-name-social-media/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/theweeknd/

tags: