
Hailey Bieber, është shfaqur rrezellitëse me një fustan argjendi në prezantimin e linjës së saj të bukurisë “Rhode” në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ju bashkua dhe Sabrina Elbës dhe Lwis Hamilton.
Modelja, 26 vjeçe, u sigurua që të gjithë sytë të ishin tek ajo teksa kryesonte listën e të ftuarve të mbushur me yje në festën e saj luksoze në Chiltern Firehouse të Londrës.
Ngjarja shënoi publikimin e shumëpritur në Mbretërinë e Bashkuar të markës së saj të kujdesit të lëkurës dhe bukurisë Rhode, e cila debutoi në SHBA vitin e kaluar.
Hailey, e cila është themeluesja dhe drejtoresha krijuese e Rhode u shfaq e buzëqeshur.
Ajo kishted kapur flokët duke nxjerrë në pah tiparet e saj mahnitëse .
Hailey e plotësoi ansamblin e saj tërheqës me një palë vathë argjendi, teksa u mbështet nga bashkëshorti i saj Justin në këtë event. Sipër fustanin ajo kishte veshur një xhaketë të gjërë.
Asaj i është bashkuar edhe Sabrina Elba, e cila ka shfaqur një spektakël mjaft të guximshëm me një veshje që ka tërhequr vëmendjen.
Burimi i Fotos:
https://www.instagram.com/p/Cqbu1zrrnD