Home ShowBiz Një histori interesante dashurie, Big Basta zbulon se si ia rrëmbeu zemrën Vesa Lumës
Një histori interesante dashurie, Big Basta zbulon se si ia rrëmbeu zemrën Vesa Lumës
0

Një histori interesante dashurie, Big Basta zbulon se si ia rrëmbeu zemrën Vesa Lumës

0
0

Big Basta dhe Vesa Luma janë një nga çiftet më të dashur të showbizit.

Edhe pse prej disa kohësh ata kanë vendosur të jetojnë larg Shqipërisë, përsëri herë pas herë rikthehen në vëmendjen e publikut.

Së fundmii Big Basta ka qënë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” ku ka folur për jetën Zelandën e Re dhe gjithashtu ka ndarë disa nga të pathënat për marrëdhënien e tij me Vesën.

I pyetur nga një prej fëmijëve se si ia ka rrëmbyer zemrën Vesës, Big Basta ka zbuluar historinë interesante.

“Vesën e dua shumë dhe për herë të parë jemi takuar te “Dancing with the star”.

Vesa s’më kishte kërkuar ndonjëherë tekste dhe unë e pyeta pse s’më ke kerrkuar asnjëherë tekst dhe me tha do të kërkoj që nesër.

Nga ai moment u afruam me njëri-tjetrin. Në atë kohë Vesa rrinte në hotel bashkë me konkurrentët e tjerë dhe mendova se i mungonin ushqimet tradicionale, i thashë mamit të më gatuante diçka dhe më bëri fasule.

Ma ktheu pjatën bosh pa fasule, por me shumë dashuri”,u shpreh Big Basta “Në kurthin e Piter Pan”.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/Cgcn82QhK9I/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==