
Blerina Balili është një nga zërat më të dashur dhe të pëlqyer të estradës sonë.
Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” ku ka rrëfyer si asnjëherë më parë historinë e vështirë të jetës së saj.
Ajo ka shokuar, e sidomos me rrëfimin për moshën e vogël kur është bërë nënë.
“Unë s’ jam dashuruar. Në moshën 13 vjeçare më fejuan, pas një viti më rrëmbeu dhe kur isha 15 vjeç u bëra nënë për herë të parë. Në atë moshe ke nevoje për mësim. S’dija asgjë dhe mësova nga të tjerët. Kanë qenë situata të vështira, jete shumë e vështirë.
Jetoja me vjehrrën dhe vjehrrin ne fillim pastaj ikëm ne Greqi për një ekonomi më të mirë. Kur isha 25 vjeç solla në jetë djalin e dytë”, u shpreh ajo.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Csq5C-Moani/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==