Kendall Jenner ka ngacmuar imagjinatën e miliona fansave të saj, derisa është paraqitur me një fustan të shkurtër, jo pak transparent.
Jenner, 27 vjeçe, pozoi për disa shkrepje imazhesh në kuvertën e një jahti ndërsa ishte në Francë e veshur me një minifustan të zi të David Koma, që në pjesën e dekoltesë kishte rrjetë të tejdukshme, dhe gjoksi i saj mbulohej vetëm me dy detaje me ngjyrë të kuqe, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.
Gjithsesi, Kendall Jenner nuk ka pasur frikë të thyej kufijtë me veshjet e saj kohët e fundit, pasi ka veshur bluza krejtësisht të tejdukshme në shumë raste, duke përfshirë takimet me të dashurin, Bad Bunny.
Çifti i ri doli muajin e kaluar për dy netë takimesh të njëpasnjëshme me veshje të ngjashme, goxha transparente – njëjtë u paraqit edhe në eventin e sivjetëm të “Met Gala”.
Së fundmi, ylli i “The Kardashians” bëri bujë edhe në Francë, ku është shfaqur me një fustan të tejdukshëm Ami Paris që vinte në pah format e saj të lakmueshme trupore.
Pos për veshjet transparente, Kendall njihet edhe për romancat e shpeshta me yje nga më të ndryshmit.
Disa nga të dashurit e saj më me nam ishin, ylli i NBA-së Devin Booker si dhe këngëtari i famshëm, Harry Styles.
Burimi: https://www.instagram.com/stories/kendalljenner/3115018139121588551/