
Sabina Dana është një zë super i njohur për botën e muzikës.
Pasionin për këngën ajo filloi ta ndiqte që në moshë të vogël.
Këngëtarja ndër vite ka spikatur me projekte të veçanta që kanë shënjuar memorien e dëgjuesve.
Pas një pauze të konsiderueshme Sabina është rikthyer me një super hit.
Prokjekti titullohet ‘Mos e le’ dhe sapo është lançuar për të gjithë audiencën që po e priste me padurim rikthimin e këngëtares.
Kënga flet për një romancë dashurie e cila duket se nuk ka pasur një përfundim të mirë.
Mos e le ka ardhur në një kombinim të këndshëm mes tekstit dhe videoklipit.
Ndjekësit e kanë ‘përqafuar’ projektin sapo është lançuar dhe falë një starti kaq të mirë këngën e pret një rrugëtim i gjatë dhe i suksesshëm.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=limbnW3FQ-M
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sabinadana/