
Irina Shayk edhe një herë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Pavarësisht ribashkimit të saj me Bradley Cooper, raportet e reja tregojnë se supermodelja po shijon një romancë të re me Tom Brady.
Të dy morën pjesë në dasmën e miliarderit Joe Namath me Madison Hendrick gjatë fundjavës.
“Ajo rrallëherë largohej nga ana e tij gjatë pritjes”, tha një burim për Irinën.
Sakaq, burimet zbuluan se bukuroshja ruse ishte fiksuar me Brady, sa po vuante për të tërhequr vëmendjen e tij. Pavarësisht se Shayk ishte mjaft e magjepsur prej tij, Tom Brady nuk u dorëzua.
Sipas informacioneve, ai i ka besuar një miku të tij se nuk ishte i interesuar për një lidhje romantike me modelen e Victoria’s Secret.
Linku: https://www.marca.com/en/nfl/2023/06/10/6483a795268e3e93668b45f9.html
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CpBauAxoMqn/