
0
0
Projekti më i ri i Kiara Titos pas përfundimit të “Big Brother VIP” është moderimi i “Kepi i VIP-ave”, i cili u xhirua në Bodrum, bashkë me një pjesë tjetër të ish-banorëve të BBVIP.
Teksa yjet e programit herë pas here na kanë treguar detaje nga xhirimet, kësaj here Kiara ka zbuluar look-un për natën e parë të këtij rrugëtimi.
E veshur me një fustan Chanel dhe flokët e kapura topuz, ajo ka marrë pëlqimin e të gjithëve. Por o mbeteni “gojë hapur” kur të mësoni çmimin zyrtar të fustanit të Kiara Titos i cili kap shifrën e 8,500 dollarëve.