
Luizi Ejlli është padyshim një nga personazhet më të dashur dhe më të kërkuar të momentit.
Me pjesëmarrjen e tij në formatin e njohur “Big Brother VIP” ai brenda një kohe shumë të shkurtër u shndërrua në një figurë shumë të dashur e të ndjekur nga publiku shqiptar.
Megjithatë pavarësisht mbështetjes masive, si çdo personazh tjetër publik, edhe Luizi nuk kishte si të mos shpëtonte nga komentet ngacmuese dhe negative të ndjekësve.
Në postimin e tij të fundit në Instagram një nga ndjekësit ka komentuar duke i vënë në dukje faktin se leku e ka zbukuruar këngëtarin, pasi sipas tij ky i fundit më parë dukej si 60 vjeç.
“E sigurt është që ty s’të bën derman as leku”, i është kthyer Luizi pa e kursyer aspak.
Linku: https://www.instagram.com/p/Ctg6Uhmo_Ht/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrlyzOWodJu/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==