Ronaldo Sharka që në fillimet e karrierës së tij në ekran ka tërhequr publikun me karakterin e tij ngacmues dhe të drejtpërdrejtë.
Ai është një nga ato fiigura publike që shprehin hapur atë që mendojnë.
I ftuar në emisionin “E diell”, për të folur rreth temës “Paragjykime të femrave meshkujve”, ai është përplasur në debat me një tjetër të ftuar,
Në një debat me Dea Vierin, ai u shpreh se ato gra që duhet të ankohen vërtet lidhur me këtë temë janë femrat që punojnë në kushte të këqija dhe jo blogeret që paguhen 2000euro për një postim në Instagram.
Sipas gazetarit këto të fundit bëjnë me qëllim deklarata që të përfliten në mënyrë që të rrisin aktivitetin në rrjetet e tyre sociale.
“Pse qurraviteni këtu në ekran, kur merrni 2000 euro për një postim në Instagram. Ti prandaj del në televizor që të shahesh dhe prandaj bën ato deklarata. Që të të rritet aktiviteti në Instagram dhe të marrësh lekë. Pse na ankoheni kot? Na bëni sikur çfarë ka ndodhur.
Pse nuk dilet të flitet për gratë, për gratë që punojnë tani në mes të vapës në furrë buke, gratë që mbledhin jonxhë në fshat, po na hapën barkun mo Manush! Jo po shahemi, jo po na bullizojnë, po boll se na vdiqën!”, u shpreh Ronaldo.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cp8fMapN-Qd/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==