Home ShowBiz Pas propozimit të veçantë nga partneri, Iva Tiço zbulon pak nga detajet e dasmës
Pas propozimit të veçantë nga partneri, Iva Tiço zbulon pak nga detajet e dasmës
0

Pas propozimit të veçantë nga partneri, Iva Tiço zbulon pak nga detajet e dasmës

0
0

Iva Tiço është një nga gazetaret më të njohura të ekranit shqiptar.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Më prit në fundjavë” ku ka treguar planet e saj për dasmën.

Kujtojmë se më herët pikërisht në ditën e të dashuruarve, gazetarja e njohur ka zbuluar propozimin surprizë që ka marrë nga partneri gjerman.

Ndërsa së fundmi Iva ka folur për dasmën, një hap ky shumë i rëndësishëm për marrëdhënien e tyre.

Ndër të tjera ajo është shprehur se dëshiron një dasmë intime me shumë pak veta të ftuar.

“Unë dua në dasmë me shumë pak veta. Më duket më e thjeshtë për ta bërë me shumë pak veta.

Kishim një listë të kufizuar që të ikum jashtë dhe të vinë vetëm një dorë njerëzish. Listën kam bërë dhe nuk kam provuar asnjë fustan.

Unë kam në kokë një dasmë me jo më shumë se 30 veta. Ishte 20 dhe pastaj bëra një listë me 30.

Nuk kemi asnjë datë të përcaktuar sepse po të kisha një datë të përcaktuar do të kisha provuar fustanin. Familjet e të dyve janë të krye të listës, familja Peza dhe pastaj të tjerët”, ka zbuluar Iva.

Ndërsa më pas gazetarja ka zbuluar se ende nuk kanë një datë, por dasma mendohet të bëhet brenda këtij viti.

“Mund të jetë edhe mbrenda këtij 2023 por më duhet që të heq nja 2 kile”, përfundoi ajo.

Linku: https://youtu.be/azeHHEwcq4s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CtzNXe-sE-1/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==