Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj Travis Baker së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.
Çifti duket se kanë një emër të preferuar për t’ia vendosur bebes së tyre.
“Më pëlqen Rocky Thirteen,” tha Barker. “Ky është emri që po më kalon nëpër kokë kohët e fundit.”
Pikërisht atëherë Alabama pyeti: “Pra, do t’i vësh emrin fëmijës tënd Rocky Thirteen?”
“Ndoshta,” u përgjigj ai.
Barker dhe gruaja Kourtney Kardashian Barker janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Ylli i realitetit njoftoi se ishte shtatzënë në shfaqjen e Los Angeles Blink-182 në qershor. Ajo mbajti një tabelë ku shkruhej “Travis unë jam shtatzënë”, ashtu si bën një fans në videoklipin “All the Small Things” të grupit rock.
Një javë më vonë, dyshja, të cilët u martuan në vitin 2022, zbuluan se në jetë do të vijë një djalë.
Përveç Alabamës, Barker ndan edhe djalin Landon me ish-gruan Shanna Moakler. Kardashian Barker është nëna e tre fëmijëve – Mason, Penelope dhe Reign – të cilët i kishte me ish-partnerin Scott Disick.
Linku: https://news.yahoo.com/travis-barker-reveals-ll-possibly-040151213.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXMrp0xPX_Y/