Home ShowBiz ‘Arbenita ndihet e kërcënuar’, flet avokati i modeles që po merret me çështjen e Feros
‘Arbenita ndihet e kërcënuar’, flet avokati i modeles që po merret me çështjen e Feros
0

‘Arbenita ndihet e kërcënuar’, flet avokati i modeles që po merret me çështjen e Feros

0
0

Arbenita dhe Fero po përballen në një formë ligjore me njëri-tjetrin.

Arbenita pretendon se Fero ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike mbi të.

Sipas avokatit të tij Arbenita ndihet e kërcënuar dhe nuk po jeton më në banesën e saj. Megjithatë sipas avokatit të saj kjo nuk është hera e parë për modelen që Fero e sulmon.

“Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes. Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj.

Të gjitha hapat e nevojshëm për të realizuar këtë ndarje po i bëjmë gati. Tani në fokus është siguria e Arbenitës, pasi ajo ndihet e kërcënuar. Nuk është e vërtetë që vajza është molla e sherrit. Arbenita është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, por jo për shkak të vajzës. Sipas saj ata kanë pasur probleme edhe më herët,”-tha avokati.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=fJw-mgoeRRE&t=225s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwPBHcnl4E6/