Home Lifestyle Parashikimi i motit, 24 korrik 2023
Parashikimi i motit, 24 korrik 2023
0

Parashikimi i motit, 24 korrik 2023

0
0

Vendi do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore afrikane duke bërë që moti i kthjellët dhe i nxehtë të jetë dominant gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë.

Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në të gjithë vendin, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 42°C.

Era do te fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri 2 në ballë.

Linku: meteoalb

Bcurimi i fotos: pexel.com

tags: