Home Lifestyle Sa gjatë duhet t’i përdorim produktet kozmetike përpara se të skadojnë?
Sa gjatë duhet t’i përdorim produktet kozmetike përpara se të skadojnë?
0

Sa gjatë duhet t’i përdorim produktet kozmetike përpara se të skadojnë?

0
0

Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni aq shumë gjëra saqë mos të jeni në gjendje të gjeni atë që kërkoni? Vajzave mund t’u vijnë ndërmend produket e bukurisë dhe ne pikërisht për ato e kemi fjalën.

Në banjë gjenden shporta të mbushura me kremra, shampo, e produkte kozmetike, në dhomën e gjumit situata paraqitet edhe më e rënde, çanta tualeti kudo, buzëkuqe, rimelë e kremra në çdo cep të dhomës.

Kur ka qenë hera e fundit që ju keni bërë pastrimin e makeup-eve? Ja sa gjatë duhet t’i përdorini produktet kozmetike përpara se ato të skadojnë.

2 deri në 3 muaj: rimeli, scrubi dhe maskat e fytyrës, sfungjeri i trupit dhe manikyrët. 6 deri në 12 muaj: peneli i lëngshëm, fondotinta (kremi puder), larësi i fytyrës dhe serumet e fytyrës.

1 deri në 1 vit e gjysmë: shkëlqyesi i buzëve, kremi mbrojtës kundër diellit, kremi hidratues, shampot, lapsi i syve dhe i buzëve.

Linku: https://www.today.com/style/what-happens-when-makeup-expires-t127057

Foto: Freepek.com

tags: