Një natë në atë tren luksoz kushton nga 6 mijë e 600 deri në 25 mijë euro. Tanimë, udhëtarët e pasur po rezervojnë vende në këtë tren luksoz, edhe pse ende nuk ka përfunduar.
Dhe nuk është e vështirë të kuptohet pse. La Dolce Vita do të ndalet në Romë, Venecia, Siçili dhe Toskanë.
Treni luksoz është një riinterpretim modern i të famshmit Orient-Express. Ai transportoi pasagjerë nëpër Evropë nga viti 1883 deri në vitin 1977.
Ngjashëm me një lundrim, La Dolce Vita nuk është mënyra më efikase për të shkuar nga A në B.
Do t’ju duhen ditë për të arritur qëllimin përfundimtar me të. Në vend të kësaj, trenat ndalojnë në pika të ndryshme përgjatë rrugës, duke u dhënë pasagjerëve kohë për të zbarkuar dhe eksploruar.
Sakaq, shërbimi është planifikuar të nisë në fund të vitit 2024 me udhëtime të zgjedhura dy dhe tre-ditore.
Pasagjerët mund të zgjedhin nga tetë rrugë që i çojnë në vreshtat e Toskanës në bregdetin e Siçilisë dhe të çojnë në pika të ndryshme historike dhe kulturore me interes në qytete si Roma, Venecia dhe Palermo.
Duke ndjekur shembullin e industrisë së lundrimit, të gjitha vaktet, pijet dhe ekskursionet përfshihen në tarifën e trenit luksoz.
Po ashtu mysafirët do të kenë akses në hotelet Orient Express në Romë dhe Venecia, të cilat janë planifikuar të hapen në fund të viteve 2024 dhe 2025.
Paçka se gjashtë trenat janë ende në ndërtim e sipër në një fabrikë në Brindisi të Italisë, njerëz të shumtë janë regjistruar tashmë për La Dolce Vita.
Duket se disponueshmëria e trenit në vitin 2024 ka arritur kufirin.
Klientët që paguajnë një depozitë prej 500 euro gjatë periudhës së para-shitjes për të rezervuar datat e lundrimit për vitin 2024 dhe 2025 do të vendosen në një listë prioritare.
Kështu ka bërë me dije Jessaline Fynbo, menaxhere e lartë e marketingut në Orient-Express.
Sipas saj, disponueshmëria e mbetur për vitin e inaugurimit të trenit varet nga preferencat e pasagjerëve.
Kërkesa e fortë për një markë dhe mënyrë transporti që është më shumë se një shekull i vjetër është vetëm një shembull i ringjalljes së fundit të udhëtimit me tren.
Mendohet se rikthimi i udhëtimit me tren është pjesërisht për shkak të gjurmës së reduktuar të karbonit.
Brezat e rinj dhe udhëtarët me një buxhet më të madh po e konsiderojnë gjithnjë e më shumë ndikimin mjedisor kur planifikojnë pushimet e tyre.
Por edhe komoditeti dhe estetika gjithashtu luajnë një rol të madh.
“La Dolce Vita është një odë e joshjes italiane”, thuhet në një broshurë për trenin.
Linku: https://www.bnnbloomberg.ca/italy-s-latest-night-train-is-a-25-000-luxury-getaway-on-rails-1.1942932
Foto: Freepek.com