Pse Johnny Depp u gjet pa ndjenja në një hotel në Budapest?
Në turneun e tyre evropian, grupi i rock-ut u detyrua së fundmi të anulonte shfaqjen e tyre në Budapest për shkak të një problemi me Depp. Sipas informacioneve të publikuara nga gazeta hungareze Blikk, paramedikët duhej të shkonin në hotelin e aktorit për të përjashtuar komplikime të mëtejshme.
“Gjithçka që kemi dëgjuar është se Depp ishte aq i keq sa nuk mundi të dilte as nga hoteli. Dëgjuam gjithashtu se ata thirrën një mjek për të parë nëse ai kishte diçka më të keqe’’ka thënë një burim për Blikk.
Dyshohet se shkak ka qenë një rikthim i abuzimit me substanca. Kjo nuk është hera e parë që përmendet, pasi janë të njohura problemet e Depp me alkoolin dhe drogën, gjë që doli në dritë edhe në gjyqin ndaj Amber Heard.
Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/celebrities/2023/07/26/64c0e2f746163fa7088b456d.html
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/johnnydepp/