Home ShowBiz Bashkëpunim me Luizin? Aurela Gace: Ti kalojë pak fama, unë këtu jam
Bashkëpunim me Luizin? Aurela Gace: Ti kalojë pak fama, unë këtu jam
0

Bashkëpunim me Luizin? Aurela Gace: Ti kalojë pak fama, unë këtu jam

0
0

Këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe ndodhet në Vlorë atje ku po shijon ditët e saj të pushimit bashkë me familjen.

Aurela në një intervistë për “Pushime On Top” ka folur për planet e një sezoni të ri ku u ndal edhe tek bashkëpunimet.

E pyetur nëse do të donte të kishte një bashkëpunim muzikor me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Gaçe u shpreh se ai e ka përmendur dhe ndihet e vlerësuar për fjalët e mira por këngëtarja mesa duket nuk mendon se është koha e përshtatshme për një bashkëpunim mes tyre kjo pasi ajo rrëfen se prodhimet muzikore më të mira vijnë kur e ke kaluar fazën e të qenurit në majat e karrierës dhe famës.

Duhen bërë për hobi dhe për kënaqësi jo për të qenë ‘in’ shprehet artistja

“Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti  të duan dhe respektojnë për punën.

Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij.

Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vine pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “wow” bëhen për hobi pastaj për ti dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi.

Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh”

Linku:

https://www.youtube.com/watch?v=nC7qzYVDAtA

Foto:

https://www.instagram.com/p/CvfytY4qOz7/