Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë dy nga emrat më të komentuar në titujt rozë për shkak të ndarjes dhe problemeve që patën më pas me njëri-tjetrin.
Së fundmi duket se Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë gjetur një pikë të përbashkët në lidhje me padinë e tyre mbi pronën Château Miraval.
Brad ngriti një padi kundër ish-bashkëshortes pasi u trondit kur mësoi se filiali i Stoli Group, i drejtuar nga oligarku rus Yuri Shefler, njoftoi se ata tani ishin bashkëpronarë të Miraval.
Nga ana tjetër, aktorja pohoi në dosjen e saj se vendimi ishte “thjesht financiar”.
Ajo zbuloi se Stoli pagoi 13 milionë dollarë më shumë sesa Brad ofroi për Château Miraval. Angelina përmendi se ajo i bëri të gjitha këto për të kërkuar “pavarësi financiare dhe për të pasur një formë paqeje, si dhe mbyllje në këtë kapitull thellësisht të dhimbshëm dhe traumatik të jetës së saj dhe të fëmijëve”.
Një burim bëri të ditur se Angelina e mori këtë vendim për shkak të krizës së saj financiare.
Aktori do të ketë kontroll të plotë mbi Miraval pasi i ka paguar aktores dëmshpërblim prej 250 milionë dollarësh.
Linku: https://people.com/movies/brad-pitt-angelina-jolie
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/angelinajolie/