Home Lifestyle A na bën më të lumtur ekspozimi ndaj dritës së diellit?
A na bën më të lumtur ekspozimi ndaj dritës së diellit?
0

A na bën më të lumtur ekspozimi ndaj dritës së diellit?

0
0

Ekspozimi ndaj dritës së diellit lejon trurin tonë të prodhojë më shumë serotoninë, neurotransmetuesin që zakonisht quhet “hormoni i lumturisë”

Serotonina luan një rol thelbësor në rregullimin e funksioneve të ndryshme të trupit tonë, si humorin dhe cilësinë e gjumit.

Rritja e prodhimit të hormonit gjeneron një përmirësim të humorit, gjë që na bën të ndihemi më të lumtur dhe plot energji. Në errësirë, trupi ynë prodhon melatoninë, një hormon që gjeneron ndjenjën e lodhjes dhe na bën të relaksohemi, duke na lejuar të flemë mirë.

Prandaj, ekuilibri i duhur midis dy substancave kimike është i rëndësishëm për të rregulluar mirëqenien e trupit.

Për këtë arsye, ata që punojnë ose jetojnë për një kohë të gjatë në mungesë të dritës së ditës, për shembull në vendet më veriore të botës, kanë më shumë gjasa të vuajnë nga çrregullime që lidhen me mungesën e dritës së diellit.

Një nga patologjitë më të zakonshme është çrregullimi afektiv sezonal, i cili manifestohet me simptoma si trishtimi, mungesa e energjisë dhe problemet me ciklin gjumë-zgjim.

Përgjithësisht, ky çrregullim trajtohet me terapi me dritë, trajtim në të cilin njeriu ekspozohet periodikisht ndaj dritave artificiale për të bërë që trupi të prodhojë serotoninë.

Linku: https://time.com/collection/guide-to-happiness/4888327/why-sunlight-is-so-good-for-you/

Foto: Freepek.com

 

tags: