Kate Middleton mori pjesë fshehurazi në festivalin muzikor pranë shtëpisë së saj në Norfolk – ArkivaNews
Home ShowBiz Kate Middleton mori pjesë fshehurazi në festivalin muzikor pranë shtëpisë së saj në Norfolk
Kate Middleton mori pjesë fshehurazi në festivalin muzikor pranë shtëpisë së saj në Norfolk
0

Kate Middleton mori pjesë fshehurazi në festivalin muzikor pranë shtëpisë së saj në Norfolk

0
0

Princesha Kate Middleton nuk po e lë verën të kalojë pa pak argëtim, teksa së fundmi ajo u pa në mënyrë “sekrete” të ketë marrë pjesë në Festivalin e Muzikës Houghton, në fshat pranë shtëpisë së saj në Norfolk.

Kate, 41 vjeç, ishte mysafire në darkë e fqinjëve David dhe Rose, Markezja dhe Markesha e Cholmondeley, të cilët ishin mikpritës të festivalit gjatë fundjavës.

Rreth 12 mijë njerëz mendohet të kenë marrë pjesë në festival, pot duket se bashkëshorti i Kate, Princi William, 41 vjeç, nuk ishte pjesë e festimeve.

“Catherine ishte nervoze për idenë, por, pas shumë diskutimesh me oficerët e saj të mbrojtjes, ajo shkoi me shumë siguri. Princi William nuk ishte atje”, zbuloi burimi pranë dyshes.

Por, Kate ka treguar që i do festat, edhe më herët.

Në vitin 2008, Kate ishte veshur me shkëlqim me temën e viteve 1970 për të ndihmuar mikun e saj Sam Waley-Cohen të argëtonte miqtë dhe mbështetësit në një disko për mbledhjen e fondeve bamirëse.

Në anën tjetër, Rose dhe David Cholmondeley kanë qenë të afërt me familjen mbretërore prej shumë vitesh.

Cholmondeley shërbeu si Lord Great Chamberlain deri në vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth shtatorin e kaluar.

Siç është tradicionale, roli i tij përfundoi me mbretërimin, por mbreti Charles e ka bërë atë një të përhershëm në pritje.

Shtëpia në fshat e William dhe Kate, Anmer Hall me 10 dhoma gjumi, është shumë pranë shtëpisë së Cholmondeley.

Linku: https://www.hola.com/us/royals/20230815349155/kate-middleton-attends-music-festival-report/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/_kate_middleton_royal/?hl=en