Home Sport Atletja Shakari Riçardson fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave
Atletja Shakari Riçardson fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave
0

Atletja Shakari Riçardson fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave

0
0

Shakari Riçardson fitoi medaljen e artë në garën e 100 metrave për femra në Kampionatin Botëror të Atletikës.
Atletja realizoi kohën 10.65 sekonda, duke vendosur një rekord të ri në kampionatin botëror.
Në vend të dytë doli xhamajkania Sherika Xhekson me kohën 10.72.

Medaljen e bronxtë e fitoi një tjetër sportiste xhamajkane, Shelli-ann Frejzër –Pris, e cila nuk ia doli që të fitonte titullin e gjashtë botëror në disiplinën 100 metra, ndërsa realizoi kohën 10.77. 36 vjeçarja bëri historinë, duke u bërë atletja xhamajkane më e suksesshme në botërorin e atletikës me 15 medalje, 1 më shumë se sa legjenda Usain Bold.
Sukses i jashtëzakoshëm për atleten 23-vjeçare amerikane, që në turneun e saj të parë botëror, la shenjë dhe fitoi ndaj rivaleve të pamposhtura xhamajkane.

“Nuk e di se çfarë të them! Është diçka sureale! Më vonë do ta kuptoj. Por është ndjesi fantastike, vetëm duke ditur se jo vetëm njerëzit më shohin si atlete, por edhe si një person. Ndiej se kjo është gjëja më e arrirë, krahasuar me të tjerat. Dua që njerëzit të shikojnë se çfarë është përtej një atleteje!”

Amerikani Grent Hollouei fitoi medaljen e tij të tretë të artë në Kampionatin Botëror të Atletikës në 110 metra me pengesa për meshkuj. Ai realizoi kohën 12.96 sekonda, më e mira e këtij sezoni.

Linku: https://www.theguardian.com/sport/2023/aug/21/shacarri-richardson-wins-thrilling-100m-from-outside-lane

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/search/top?q=Shakari%20Ri%C3%A7ardson