Home ShowBiz Dua Lipa feston ditëlindjen, i ati i ndan kujtimin e veçantë nga fëmijëria
Dua Lipa feston ditëlindjen, i ati i ndan kujtimin e veçantë nga fëmijëria
0

Dua Lipa feston ditëlindjen, i ati i ndan kujtimin e veçantë nga fëmijëria

0
0

Dua Lipa është një nga artistet e pakta shqiptare që me zërin e saj u kthye në fenomen, në mbarë botën.

Lipa dhe pse në një moshë relativisht të re bëri histori me karrierën e saj muzikore duke na bërë krenarë të gjithëve.

Sot këngëtarja feston 28 vjetorin e lindjes dhe përveç suksesit është super e rrethuar me dashuri nga jeta, miqtë, familjarët, fansat.

Në këtë ditë kaq speciale për të urimet kanë qenë të shumta nga miqtë dhe të afërm.

Vëmendjen e ka marrë i ati i Duas i cili me një kujtim nga fëmijëria ka vendosur ta urojë kështu të bijën:

‘Përputhja e ngjyrave që nga dita e parë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe mos ndalo kurrë së qeni mahnitëse. Të dua!’.

Për sa i përket jetës sentimetale kujtojmë se Dua është në një lidhje me regjisorin francez Romain Gavras.

Linku: https://www.instagram.com/dukagjinlipa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dualipa/